Ronela Hajati ka udhëtuar drejtë Spanjës.
Kjo pasi ajo do të marrë pjesë në “Barcelona Eurovision Party”.
Këngëtarja, e cila pritet të na përfaqësojë në Eurovision me këngën Sekret, është takuar dhe me përfaqësuesen e Spanjës, Chanel Terrero.
Ato shihen mjaft të lumtura pranë njëra-tjetrës.
Duket se Ronela ka krijuar një raport të afërt me këngëtaren që do të përfaqësojë Spanjën në Eurovision, pasi dhe më parë kanë bërë live me njëra-tjetrën.
Kujtojmë që kënga e Ronelës është e vizualizuar edhe me videoclip.
Ndryshe, Ronela konkurrentë në ‘Këngën magjike’ kishte Alban Ramosaj, i cili u rendit i dyti.