Mbrëmë është transmetuar si çdo të shtunë "Për'puthen Prime".
E ftuar si opinioniste ishte edhe aktorja e njohur dhe ish banorja e “BBV”, Monika Lubonja.
Aktorja u pyet se nëse do të donte të bënte një takim njohës me njërin nga konkurrentët e programit dhe ajo zgjodhi pikërisht, Mevlanin.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/27/auto_Screenshot_1-1221648379460.png)
Gjatë takimit të tyre ish banorja e “Big Brother VIP” ka vënë në siklet Mevlanin.
Nga ana tjetër, ajo ka treguar se çfarë i pëlqen te një mashkull, ndërsa Mevlani tregoi se ishte fanatik në veshje.