Kim Kardashian përmes një InstaStory ka zbuluar tatuazhin e ri të të dashurit të saj Pete Davidson, tatuazh në të cilin shkruan: E dashura ime është avokate.
Kimi më parë zbuloi se Pete e kishte bërë tatuazhin gjatë një paraqitjeje në The Ellen DeGeneres Show, ku gjithashtu njoftoi se ai kishte vënë emrin e saj në gjoks.
Fansat fillimisht vunë re shënjimin në gjoksin e Pete në pamjet e zbuluara nga një fotografi ku ai shkëmbente tekste të tensionuara me ish-burrin e Kimit, Kanye West.
Kanye, i cili ka nisur një breshëri tiradash publike ndaj Kimit dhe Pete, e pyeti se ku ishte dhe Pete u përgjigj: “Në shtrat me gruan tënde”, me një foto të tij pa këmishë, ku fansat zbuluan emrin e Kimit në lëkurën e tij.
Menjëherë pas kësaj Kim shkoi në shfaqjen e Ellen dhe zbuloi se ai e kishte djegur emrin e saj në mishin e tij ‘si një mbresë’.
Kim insistoi se gjesti ishte ‘i lezetshëm’, duke habitur dukshëm audiencën e studios, dhe zbuloi se ai ka bërë tashmë tre tatuazhe për të.
Në atë moment ajo zbuloi se në njërin tatuazh të Pete shkruante: ‘E dashura ime është një avokate’, e cila është lyer në klavikulën e tij.
Kim aktualisht po studion për t’u bërë juriste dhe në dhjetor zbuloi se më në fund kaloi provimin e praktikës në përpjekjen e saj të katërt.
Pete në të kaluarën ka pasur edhe tatuazhe në përkujtim të fejesës së tij me Ariana Grande dhe romancës së tij me vajzën e Larry David, Cazzie.