Autorja e emisionit “Për’Puthen” nuk e ka filluar javën mbarë.
Olsa përmes një publikimi në Instagram ka treguar se është aksidentuar me makinën e saj të re, të cilën ka vetëm tre muaj që e ka marrë.
“Ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përplasin dy studente” – është shprehur ajo.
Olsa shtoi gjithashtu se të pranishmit në aksident nuk u interesuan për ngjarjen, por e kanë pyetur për ngjarjet në “Per’Puthen”.
