Të papriturat e artistëve në skena nuk kanë të sosur. Me një situatë aspak të lehtë është përballur së fundmi edhe këngëtarja Katy Perry në episodin e ri të “American Idol”.
Ylli i muzikës pop kishte veshur një palë pantallona lëkure dhe një bluzë me printe kafshësh. Ajo po performonte në skenë hitin e saj të vitit 2010 “Teenage Dream” me anëtarët e tijerë të jurisë, Lionel Richie dhe Luke Bryan.
Mirëpo, teksa po realizonte një lëvizje ku i duhej të ulej paka, asaj i grisen pantallonat e saj të ngushta. Ky ishte vetëm fillimi i spektaklit pasi në vend që të ulej ose të ndërrohej ajo kërkoi ndihmën e kolegëve të saj.
Dhe çfarë bënë ata? Morën disa shirita ngjitësish dhe filluan t’i vendosin para të gjithëve në pjesët e grisura të këngëtares.
Videoja është bërë virale kudo në rrjet dhe po komentohet nga të gjithë.