Reagon për herë të parë gruaja e Will Smith pas incidentit në Oskar

Mediale Vip

Reagon për herë të parë gruaja e Will Smith pas incidentit në Oskar

Më: 29 mars 2022 Në ora: 19:37
Xhada Pinket Smith

Aktorja Xhada Pinket Smith tha të martën se është në një periudhë shërimi.

Përmes një postimi në Instagram ajo reagoi për herë të parë këtë të martë pas incidentit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar.

Burri i aktores, Will Smith goditi Kris Rok me shuplakë në fytyrë në skenën e Oskarit, pasi komediani bëri një shaka me Xhada Pinket Smithin.

Shakaja kishte si objekt kokën e rruar të aktores, e cila vuan nga sëmundja e alopecisë që çon në rënien e flokëve.

Will Smith kërkoi falje pas ngjarjes, duke theksuar se sjellja e tij ishte e pafalshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat