Shën Valentini ka më shumë se një muaj që ka kaluar, por dje na e rikujtoi Fjoralba me një video të postuar në InstaStory ku shkruan: Valentini im përgjithmonë.
Video bardh e zi, është nga të rrallat që ka postuar moderatorja me partnerin e saj.
Nëse deri tani kishim parë tek-tuk ndonjë foto a video për të qeshur të tyre së bashku, tani Fjoralba na tregoi nje nga momentet ku të ulur rreth një tavoline shkëmbejnë një puthje.
E kujt i duhet Shën Valentini për të kujtuar dashurinë? Fundja çdo 14 shkurt, bëhet thirrje për dashurinë në çdo ditë të vitit dhe Fjoralba e besonka këtë.
Meqë nuk i duhet një datë fikse, ajo poston kur i teket, pa një rast të shënuar dhe tregon pak nga lumturia e saj krah partnerit.