Këngëtari britanik Tom Parker, i cili ishte pjesë e bendit “The Wanted”, ka vdekur në moshën 33-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer terminal në tru, njoftoi grupi.
Këngëtari u tha fansave në tetor 2020 se ishte diagnostikuar me një tumor të paoperueshëm dhe terminal.
Gruaja e tij, Kelsey Hardwick, gjithashtu konfirmoi vdekjen e bashkëshortit në Instagram, ku shkroi: “Zemrat tona janë thyer. Tom ishte qendra e botës sonë”.
Dyshja kishin së bashku dy fëmijë të vegjël.
“Ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij dhe praninë energjike. Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij të bukur”, shtoi ajo.