Dua Lipa dhe Beyonce na kanë treguar me daljet e fundit se ngjyra neon e verdhë po rikthehet në modë.
Dua ndau disa momente nga koncertet e saj të fundit, në një prej të cilave kishte zgjedhur një veshje totalisht në ngjyrën e verdhë neon.
Ndërsa Beyonce u shfaq në spektaklin e Oscars duke performuar me një veshje në po të njëjtën ngjyrë.
Kaq u desh që blogeret dhe ndjekëset e yjeve ndërkombëtarë të mendojnë se duhet t’i kthehen ngjyrave neon.
A do të guxojnë ata sa vajzat e njohura? Kjo mbetet për t’u parë!
