Graciano dhe Argjira janë bashkë prej kohësh dhe lodhjes duan t’i japin edhe finalizimin me martesë.
Por kur do jetë dasma? Çifti zbuloi te “Ëndërrtjerrësit” ku ishin të ftuar se e kanë në plan.
Argjira tregoi se kanë plane për zhvendosje në shtëpinë e re dhe e duan martesën, por propozimi duhet të vijë nga Graciano.
“Jam njeri surprizash dhe me patjetër ose këtë verë, ose verën e ardhshme do më shihni mua dhëndër dhe Argjirën me fustan të bardhë”, tha Graciano për t’i vënë vulën.
E ftuar në studio ishte dhe Fjoralba Ponari e cila në bisedë e sipër pranoi se kurorëzimi i saj me partnerin në një ceremoni martesore mund të jetë më herë se ceremonia e Argjirës dhe Gracianos.