Televizionit ‘News24’, do i bashkohet sërish Eni Vasili. Emisioni “Open” i gazetares do të rikthehet në shtëpinë ku pati qenë edhe më herët.
Në kuadër të riformatimi të televizionit në fjalë, programi që nis shumë shpejt do të transmetohet “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00.
Eni Vasili e ka firmosur disa ditë më parë kontratën me këtë televizion për disa sezone, ndërsa shumë shpejt pritet që të startojë edhe emisioni.
Gazetarja u largua nga Top Channel pas rikthimit të Sokol Ballës në televizionin e njohur.