Pas katër dekadash në Hollywood, Jim Carrey ka deklaruar se po mendon të dalë në pension.
Aktori 60-vjeçar ndau lajmin në një intervistë me Access Hollywood, duke thënë se po e mendon “mjaft seriozisht” të largohet nga aktrimi.
“Epo, unë po tërhiqem”, tha Carrey kur u pyet për planet për filmin e tij të ardhshëm.
“Mbase, nëse engjëjt sjellin një lloj skenari që është i shkruar me bojë ari dhe që më thotë se do të jetë vërtet e rëndësishme që njerëzit ta shohin, mund të vazhdoj rrugën, por po bëj një pushim. Më pëlqen shumë jeta ime e qetë, dhe me të vërtetë e dua jetën time dhe kjo është diçka që mund të mos dëgjoni kurrë ta thotë një personazh tjetër i famshëm. Kam bërë mjaftueshëm. Jam mjaftueshëm”, është shprehur ai.
Pavarësisht nga planet e tij të daljes në pension, Carrey këmbënguli se nuk ka plane të largohet shumë nga jeta e tij publike.
Carrey fitoi famë në vitin 1994 me disa role kryesore, duke përfshirë “Ace Ventura: Pet Detective”, “The Mask and Dumb and Dumber”, dhe që atëherë, ai ka qenë i njohur si njeriu më qesharak i viteve ’90.
Filmi më i fundit i Carrey-t “Sonic the Hedgehog 2” del në kinema më 8 prill.