Mjaft e kritikuat për peshën, ka një arsye përse Hazal Kaya nuk mund të mbajë kurrë dietë

Mediale Vip

Mjaft e kritikuat për peshën, ka një arsye përse Hazal Kaya nuk mund të mbajë kurrë dietë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 10:25
Hazal Kaya

Së fundmi, Hazal Kaya, të cilën e ndjekim si Filiz në serialin “Historia jonë”, pati një bisedë pa doreza me gazetarët, teksa ka folur për raportin e saj me ushqimin. Ajo u pyet për sekretin e pamjes së saj të pandryshuar ndërsa vitet kalojnë.

Aktorja 31-vjeçare, e cila është gjithashtu një nënë e re tregoi se ajo nuk ka asnjë recetë apo sekrete për këtë, sepse ajo nuk mundet ta respektojë një të tillë. Kaya tregoi  se origjina e saj nga Antep-i, një prej vendeve më të njoura për ushqimin e shijshëm tradicional turk, nuk ia lejon këtë. Ajo u shpreh se nuk mund të jetë një vajzë dietash.

“Unë e dashuroj dhe shijoj shumë ushqimin, nuk mundem të mbaj dietë, ha ushqim me vaj dhe brumë. Bëj ‘vetëvrasje’ me kalori dhe sheqerna të tepërta herë pas here”- ishin fjalët e saj.

Tek e fundit dashuria për ushqimin, është një dashuri universale e pakrahasueshme, nga më të ëmblat, pikantet, një kombinim shijesh të shumllojshme, të cilën asgjë dhe askush nuk mund ta zëvendësojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat