Sezoni i tretë i "Për'Puthen", ka vazhdimisht ngjarje nga më të ndryshmet disa prej tyre edhe krejtësisht të paparashikuara.
Konkurrentë të ndryshëm janë bërë pjesë e këtij spektakli, shumë prej tyre për të gjetur dashurinë.
Dje u transmetua episodi i radhës i këtij reality-show, e që u karakterizua me ngjarje nga më të ndryshmet.
Ajo se çka mori vëmendjen e publikut, ishte padyshim debati në mes te opionistit, Arjan Konomi, dhe njërës prej konkurrenteve, e cila është nga Kosova.
Arjan Konomi gjatë këtij emisioni tregoi se ishte kërcënuar nga Laureta, gjë të cilën e mohoi vetë protagonistja.
Për më shumë shikoni videon: