Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thuhet se janë martuar.
Sipas ‘TMZ’, dyshja shkoi në Las Vegas rreth orës 1:30 të mëngjesit pasi morën pjesë në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve Grammy.Disa burime treguan për median se Kardashian dhe Barker, nuk lejuan fotot dhe kishin sigurinë e tyre me vete.
Gjithashtu një burim tregoi se cifti kërkoi gjithashtu një imitues të Elvis Presley-t që të drejtonte ceremoninë.
Kourtney dhe Travis u fejuan në tetor 2021 pas nëntë muaj lidhje.Kjo është martesa e parë e themelueses së Poosh, megjithëse ajo ka tre fëmijë me ish partnerin Scott Disick: Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7.
Ndërkohë, Barker ka qenë i martuar dy herë më parë: me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe Shanna Moakler nga 2004 në 2008. Ai ka djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 16, me Moakler.