Ajo është vetëm 12 vjeç, quhet Nina C. dhe është me origjinë nga Shqipëria, por së fundmi ka mahnitur jurinë e The Voice Kids në Gjermani me vokalin e saj, në audicionet e fshehta. Nina e bëri publikun që ta duartrokiste dhe të ngrihej në këmbë me performancën e këngës “Highway to Hell” të grupit AC/DC i bëri të gjithë për vete me interpretimin dinamik.
Ajo bindi për pak sekonda trajnerët Lena Meyer-Landrut dhe Wincent Weiss që të kthenin karriget.
Ndërsa një prej tyre tha pas performancës se ra në dashuri me zërin e vajzës.
Talenti i Ninas u pikas aq shumë, sa e krahasuan me Janis Joplin.