Camila Cabello zbuloi se po sjell një projekt të ri në bashkëpunim me Tik Tok. Ajo ka publikuar një video dhe disa foto ku shfaqet e veshur me Mugler, i njohur për ‘body over all’ që kanë frymëzuar yjet për t’u veshur ndryshe në klipe.
Camila ndryshe nga shumica e vajzave VIP nuk e ka fizikun perfekt për këtë stil veshjeje, por duket gjithsesi shumë bukur, ndaj na e mbushi mendjen që body over all vishet nga të gjitha.
Por ajo që nuk na shpëtoi nga fotot është pikërisht ngjashmëria shumë e madhe e veshjes së Camilas me të Era Istrefit në këngën e re, e njëjta ngjyrë dhe thuajse i njëjti dizajn, ndërsa për markën në rastin e Erës sonë nuk e vëmë dot dorën në zjarr se ka zgjedhur Mugler.
Megjithatë, trendi thotë se pas Elvanës, Erës dhe Camilas, këtë stil veshjeje do e shohim gjithandej në klipe dhe performanca. Mos harrojmë edhe që Dua Lipa shkëlqeu po prap me një veshje të tillë gjatë turit të saj muzikor.