Aktori Fatmir Spahiu – Bufi, ka komentuar rritjen e çmimit të specave në Kosovë.
Ashtu sic di vetëm ai, duke përdorur humorin, Bufi ka thënë se tani qindra vegjetarianë janë “kthyer” në mishngrënës.
“Lajmi i fundit: Qindra vegjetarianë kosovarë kthehen në mishngrënës”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, çmimi i shumë artikujve në Kosovë është rritur. Çmimi i një kilogrami të specave djegës në një foto të një marketi në Kosovë ka shkuar në 7.99 centë.