Kanë mjaftuar disa foto në natyrë që ndjekësit të kthejnë sërish sytë nga Elvana Gjata.
Këngëtarja ka publikuar dje disa foto ku shfaqet me kanatjeren e bardhë dhe xhinset që e bënin të vështirë të dalloje se ku mbaronin dhe ku nisnin çizmet.
Nga fotot duket se Gjata ka guxuar me një nga trendet që më parë e kanë provuar yjet hollivudianë.
Nuk dihet nëse ky trend do përqafohet menjëherë nga të gjithë ndjekësit e këngëtares, ndonëse Elvana ka frymëzuar mjaft herë me zgjedhjet e saj.
Të jetë edhe kjo e radhës e tillë? Mbetet për t’u parë.