Camila Cabello ka kritikuar paparacët për fotot e kapura nga pushimet e saj në Miami, teksa shkroi një shënim të gjatë për vështirësitë e trupit të saj…
Në një postim të shpërndarë në Instagram, këngëtarja amerikane pohoi se “nuk merrte frymë”, duke e mbajtur barkun e saj brenda, vetëm e vetëm të dukej mirë nga paparacët. “Jam ndier super e pambrojtur dhe e papërgatitur, kam veshur bikini që ishin shumë të vogla dhe nuk i kushtova vëmendje pamjes sime, më pas pashë foto në internet me komente dhe u mërzita shumë”, pranoi Cabello në postimin e saj.
“I kujtova vetes kur kjo ndikoi në vetëvlerësimin tim, unë po mendoja mendimet e kulturës dhe jo të miat,” vazhdoi ajo.
“Një kulturë që është mësuar aq shumë me imazhin se si duket trupi i një gruaje ‘të shëndetshme’, nuk është plotësisht reale për shumë gra.’’
Ish-këngëtarja e Fifth Harmony e përfundoi mesazhin e saj duke u thënë fansave se qëllimi i saj ishte “të kthehesha në plazh si 7-vjeçarje, të isha e lumtur si dikur, budallaqe, të pretendoja të ishte një sirenë. Të jesh në luftë me trupin tënd është gjëja më e gabuar që mund t’i bësh vetes.’’ përfundoi ajo në postimin e saj.