Ka kohë që janë deklaruar si të ndarë, por me gjasë shpresat për një rikthim nuk kanë qenë edhe të pamundura për Mozzikun dhe Loredanën.
Publiku në vazhdimësi ka kërkuar një ribashkim mes tyre e siç duket kjo mund të ketë ndodhur sërish.
Në fotot që ka postuar Loredana në instagram, ndjekësit kanë vënë re një detaj. Në njërën nga fotot ajo është shfaq me çizmet e ngjashme si të Mozzik.
Kaq ka mjaftuar dhe ndjekësit menjëherë e kanë vërshuar me komente.
“Pse ja ke marrë çizmet Mozzit?!”, i shkroi dikush prej tyre.
Loredana dhe Mozzik kanë një vajzë të quajtur Hana
