Jada Pinket: Nuk doja të martohesha me Will Smith, kam qarë për ditë me radhë!

Mediale Vip

Jada Pinket: Nuk doja të martohesha me Will Smith, kam qarë për ditë me radhë!

Më: 9 prill 2022 Në ora: 07:08
Jada Pinket

Gruaja e Will Smith, Jada Pinket ka rrëfyer detaje nga martesa e saj me aktorin. Pinket ka treguar se me të vërtetë nuk donte të martohej me Smith.

“Kam qarë me ditë me rrallë, nuk doja të lidhesha me Will”, ka thënë Pinket.

Më tej ajo ka shtuar:

“Unë isha nën një presion të madh, e dini, duke qenë një aktore e re, duke qenë e re, dhe isha thjesht shtatzënë dhe thjesht nuk dija çfarë të bëja,” tha Pinkett Smith.

Këto deklarata aktorja i ka bërë në 2018, që janë rishfaqur tashmë pas incidentit të Will në natën e çmimeve të Oscar.

“Unë me të vërtetë nuk doja të martohesha. Por ja që ndodhi”, tha Pinket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat