Me një foto krah Ledionit, Sara Hoxha ka konfirmuar shtatzëninë e tretë të saj.
“Këta dy fëmijë do të kenë së shpejti tre fëmije të tyre”, ka shkruar Sara krah fotos ku shihet duke shijuar udhëtimin e radhës me partnetin e saj.
Ledioni dhe Sara janë prindër të dy djemëve, London dhe Roman.
Dyshja nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës së tretë që do të vijë në jetë në muajt e ardhshëm.