Skivi dhe Ledri janë dy reperët që ka vite që kanë ndarë rrugët e tyre në karrierë.
Grupi “Skillz”, gjatë kohës kur ka egzistuar numëron hite të asaj kohe.
E së fundi ishte Skivi i ftuar në emisionin “BarberShok” ku ka folur për karrierën e tij ndër vite në tregun muzikor.
Skivi ka treguar planet e tij për të ardhshmen, dhe është shprehur se akoma ka raporte me të gjithë artistët të cilët kanë qenë pjesë e labelit “BabaStars”.
Reperi gjithashtu ka folur lidhur me incidentin e ndodhur në verën e vitit 2012, ku Ledri ishte sulmuar nga dy persona.
Gjatë natës së 7 qershorit, Ledri kishte qenë nën shoqërinë e Ghetto Geasy dhe një personi tjetër.
“Paraprakisht, normal që ka ndikua, normal, se tash nëse i referohemi problemit të Ledrit i cili ka rezultu ndoshta në ndarje të grupit. Se nëse dikush e ka pas një troh respekt për Skivin, nuk e ka nguc djalin sa u kon me mu. Në moment që unë shkela në Amerikë mbas dy dite, kur nuk ki kujdes edhe nuk je me njeriun e duhur, shkon poshtë”, u shpreh Skivi.
Po ashtu, ai ka folur edhe për gjeneratat e reja, e që sipas tij Don Xhoni është njëri nga reperët më të mirë të kësaj gjenerate.