Ronela Hajati, siç nuk e keni parë asnjëherë: Jam në periudhën më delikate të jetës sime

Mediale Vip

Ronela Hajati, siç nuk e keni parë asnjëherë: Jam në periudhën më delikate të jetës sime

Më: 13 prill 2022 Në ora: 07:18
Ronela Hajati

Kanë mbetur edhe pak javë nga festivali i këngës europiane Eurovision, që këtë vit do të organizohet në Torino dhe përfaqësuesja shqiptare, Ronela Hajati, është në kulmin e suksesit të saj. Pavarësisht garës, prezantimi i këngës në shumë prej vendeve evropiane ka bërë për vete me mijëra fansa që mezi presin çastin kur Ronela të ndezë flakë skenën gjigante në Torino.

Por pavarësisht kësaj, e gjithë kjo ngarkesë e kësaj periudhe mund të përkthehet në një foto të vetme që artistja ka publikuar pak orë më parë në Instagramin e saj. Siç shkruan ajo, e gjithë kjo periudhë e lodhshme për të, mbi të gjitha e ka ngarkuar me shumë përgjegjësi: “Ju nuk e keni idenë sa përgjegjësi ndiej t’i shpërblej vetes në radhë të parë e më pas të gjithë atyre që po punojnë për Eurovisionin”.

Në një kohë kur dëshira më e madhe, siç shkruan Ronela, është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën e saj, kjo është periudha më delikate në jetën e saj artistike, për të cilën, pa dyshim, ajo po punon për të arritur më të mirën.

E ndërkohë kam kaq shumë projekte të tjera që kanë mbetur pezull. Kjo është një nga periudhat më intensive dhe emotive për mua. Po jap gjithçka që mundem për të dalë sa më mirë. Në foton e fundit është Roni në pjesën më të madhe të kohës. Jam në një periudhë shumë delikate të jetës. Dhe kështu dua të dini që çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua. Ju dua shumë!

Ndërkohë, “Sekret” vijon të ngjitet ende në maja, pavarësisht gjendjes emocionale të artistes. Suksesi i fundit i këngës ishte renditja në vendin e 5-të në këngët më të mira të muajit mars në Eurovizion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat