Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja, feston ditën e sotme ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë shumë urime nga miqtë, kolegët dhe fansat.
Por urimi që ka marrë më shumë vëmendjen është i këngëtares së njohur, Fifi. Kjo e fundit dhe aktorja e njohur ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën që gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Miqësi kjo që duket se është bërë akoma dhe më e fortë tani që ato janë jashtë. Fifi vendosi që ta uronte Monikën me disa nga momentet e tyre më të mira nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
“Gusha ime, gëzuar edhe 100 Pranvera shpirt! E lumtur që të kam gjetur, të dua!”, shkruan Fifi bashkëngjitur me imazhet në fjalë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/13/auto_-640-0-6256b65dd7b7f1649856036.png)