Profili i Jona Spahiut është kthyer në frymëzues për shumë ndjekës. Moderatorja “braktisi” edhe njëherë televizionin duke thënë se prezantimi i programit të humorit, “Kosherja”, nuk ishte emisioni i jetës.
Megjithatë ajo e ka kthyer sërish vëmendjen tek e përditshmja dhe fotot që marrin vëmendjen e shumicës. E pyetur për blogun e saj dhe se si e ka kthyer një profil të tillë, Jona është përgjigjur:
“Bëj foto që të pëlqejnë, frymëzojnë, përfaqësojnë, mos u përpiq të tregosh dikë apo diçka tjetër, që s’je.
– trego sa më shumë nga përditshmëria, mos ki komplekse
– harroje të kuruarin, “Ç’kurohu” sa më e natyrshme të jesh në postime aq më bukur duket profili”.
