Anna Oxa ka shtyrë të gjithë angazhimet e saj me koncerte prej pasojave me Covid-19. Këngëtarja shumë e njohur në Itali, por edhe në vendin tonë, ka qenë në spital për disa ditë prej infektimit me virus.
“Koncerti i radhës i vendosur për në maj, do të shtyhet në tetor për shkak të pasojave nga Covid-19”, njoftohet në faqen zyrtare të saj.
Anna ishte në spital për disa ditë, por pas daljes, mësohet se gjendja e saj shëndetësore po përmirësohet ngadalë.
Anna Oxa ka më shumë se 4 dekada në skenën italiane dhe suksesi e ka çuar edhe përtej kufijve.