Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘Artkand’, bëri një rrëfim ndryshe. Ai foli ndër të tjera edhe për librin e tij ‘Hakmarrja e një gruaje'.
Ngjela u shpreh se një grua nuk harron dhe se personazhi i veprës së tij që identifikohet me emrin Sofia është përmbledhje e femrave që ai ka njohur apo pse jo edhe dashuruar.
A mund të harrojë një grua?
“Nuk harron. Kur shkrova ‘Hakmarrja e një gruaje’, një studente në IT më tha; Avokat Hakmarrja e një gruaje ke shkruar, por e di ti që hakmarrja e gruas është multidimensionale?’. Nuk e dija.”
“Shëmtimi i një regjimi tiranik është në konflkikt të madh me bukurinë e femrës.”
Kjo grua, Sofia ka jetuar me të brendshme tuaj?
“Ajo mund të jetë rezultantja e atyre me të cilat kam jetuar apo kam njohur, kam dashuruar.”