Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha do të bëhet nënë për herë të tretë. Me një video emocionuese, Sara ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret.
Sara Hoxha është në pritje të një vajze dhe këtë e ka treguar ngjyra rozë brenda tollumbacit që u ça nga ajo.
Mes shumë të bërtiturash gëzimi, Lori i është gjendur pranë Sarës e cila nuk e ka përmbajtur dot veten nga këto emocione të forta.
Hoxha është mami e dy djemve, London dhe Roman.