Në "Prime" të mbrëmshëm janë zhvilluar debate të forta por janë dhuruar edhe dhurata të veçanta.
E pas shumë debateve me njëri tjetrin, Astriti është ai i cili u përpoq të rregullonte marrëdhënien e tij me Rrushen.
Ai bëri një surprizë tejet romantike dhe jo të parë më herët në “Për’puthen”.
Astriti i solli Rrushes një këpucë të cilën e quajti “këpuca e Hirushes”.
Rrushja edhe pse e vlerësoi përpjekjen e Astritit, prapë e refuzoi ta pranonte atë dhuratë.
Sipas saj, këpuca ka një domethënie të madhe, prandaj nuk e shihte veten të gatshme për ta pranuar.
Pas këpucës, Astriti kishte përgatitur edhe një surprizë tjetër, një kërcim me Rrushen, të cilin ajo nuk e refuzoi.