Biografja mbretërore: Harry dhe Meghan po luajnë në mënyrë cinike me mbretëreshën Elizabeth

Mediale Vip

Biografja mbretërore: Harry dhe Meghan po luajnë në mënyrë cinike me mbretëreshën Elizabeth

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:25
Harry dhe Meghan

Princi Harry dhe Meghan Markle po luajnë në mënyrë cinike me emocionet e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Charles, pretendon një burim i brendshëm.

"Mendoj se mbretëreshës dhe Princit Charles i kanë munguar shumë, dhe për këtë arsye [Harry dhe Meghan] mund t'i mbështjellin rreth gishtave të vegjël dhe t'i përdorin për qëllim komercial siç kanë bërë më parë," tha biografja mbretërore Andrea Levin për "Good Morning Britain”.

Familja Sussex u takua me Princin Charles të enjten, e më pas bënë një takim shumë më të qetë me mbretëreshën, ndërsa do udhëtonin për në Lojërat Invictus në Holandë.

Takimi me babanë dhe gjyshen e Princit Harry ishte i pari në dy vjet për çiftin që tani jetojnë në Kaliforni.

Hendeku me familjen mbretërore u bë edhe më i madh kur Harry sulmoi babanë e tij gjatë intervistës me Oprah Winfrey në vitin 2021, kur ai pretendoi se Charles e kishte shkëputur atë financiarisht. Përçarja midis çiftit dhe anëtarëve të familjes mbretërore u rrit edhe më shumë muajin e kaluar, kur Harry njoftoi se nuk do të kthehej në Angli për shërbimet përkujtimore të 29 marsit për Princin Philip.

Kryeredaktorja e revistës Majesty, Ingrid Seward shtoi:

"Ata në thelb kanë nevojë për pluhurin e zanave të Mbretëreshës… për markën e tyre".

Levin tha se PR i keq madje ka pasur një efekt në marrëdhëniet e Harry-t dhe Meghan me krerët e familjeve mbretërore të Evropës, përveç familjes së tyre. Mbreti dhe mbretëresha e Holandës “në mënyrë të pazakontë” nuk e ftuan çiftin për të ngrënë apo qëndruar me ta gjatë vizitës së tyre këtë fundjavë, vuri në dukje ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat