Pjesëtari më i ri i familjes së madhe të Instagram është Sky Blue Kindl. Këtë e zbuloi mami Afërdita.
E cila duke publikuar fotot e para të djalit në llogarinë e tij, tregoi dhe se kush e bëri të hapë një llogari të tillë.
“Eraldo Rexho dhe Jehona Dreshaj bënë që Sky të hapte një Instagram”, ka shkruar Afërdita krah fotos së vogëlushit, i cili momentalisht po shijon pushimet në Miami me mamin dhe babin.
Sky i ka mbledhur menjëherë disa ndjekës dhe me siguri numri do të shtohet sepse çdokush do të donte të shikonte ëmbëlsinë dhe reagimet e një fëmije si ai.