Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është përballur së fundmi me një situatë të pakëndshme.
Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Instagram”, ku dallohen disa persona teksa tentojnë t’i heqin kamerat e sigurisë të vendosura në hyrje të shtëpisë së tij.
Por, Stresi i paralajmëron autorët se janë identifikuar nga kamerat.
“Kta jan horrat e natës prishin kamerat hahahaahah e montuam prap, por po ju zuna jau vuna ta dini o fispredha hahahahah po ju kan kap kamerat tjera idiota…”, ka shkruar Stresi.