Albatrit Muqiqi ka paralajmëruar këngën e re, të cilën do ta sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Këngëtari i ka njoftuar fansat e tij përmes rrjeteve sociale se është duke e sjellë këngën e re.
“Vjen së shpejti”, është një postim i publikuar në profilin e tij në Instagram, ku ai ndiqet nga më shumë se 63 mijë fansa.
Publikimin e tij e ka shoqëruar edhe me një insert të videoklipit që do ta sjellë për fansat e tij.
Kënga mban titullin “Gurbeti” dhe në bazë të video-fragmentit të publikuar pritet të jetë një baladë.