Vdekja e Mac Miller/ Deklarata “zemërthyese” e nënës

Mediale Vip

Vdekja e Mac Miller/ Deklarata “zemërthyese” e nënës

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:53
Mac Miller me nenen e tij

Personi që i shiti drogën reperit amerikan Mac Miller, është dënuar me 11 vite burg.

Autori tha se ai ishte thjesht një ndërmjetës dhe nuk e dinte që pilulat ishin të rrezikshme. Stephen Andrew Walter pranoi tetorin e kaluar se furnizoi  fentanilin që vrau Millerin.

Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi Otis D. Wright II, lexoi disa fjalë me zë të lartë të nënës së reperit amerikan.

“Jeta ime u nxi kur Malcolm u largua nga jeta. Malcolm Atë e kisha më shimë sesa njëdjalë, kishim lidhje të pazëvendësueshme. Ne flisnim për gjithçka bashkë, për jetën, planet, muzikën, ëndrrat e tij. Ai kurrë nuk do të merrte me vetëdije një pilulë vdekjeprurëse, kurrë. Ai donte të jetonte dhe ishte i emocionuar për të ardhmen. Goditja në zemrën time do të jetë gjithmonë aty,”- ishin fjalët e nënës së Mac Millerit.

Reperi Mac Miller vdiq në 2018, pasi kishte konsumuar një kokteil fatal me alkool dhe kokainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat