Efi Gjikën e mbani mend? Në 2018-ën ajo përfaqësoi vendin tonë në Junior Eurovision dhe sot vazhdon të këndojë, por videot i promovon në YouTube ku realizon cover këngësh, por mbi të gjitha për 10 këngët e saj që i kanë krijuar bazën e duhur për karrierën.
Një gjë tjetër interesante për të që nuk e ka asnjë moshatar i saj nuk e ka arritur në vendin tonë, është fakti që ajo është e verifikuar në Instagram.
Që të marrësh ‘tikun’ e famshëm blu, duhet të plotësosh disa kushte që nuk janë edhe aq të lehta për t’u kapur.
Por Efi ja ka dalë që tani, duke i shtruar vetes rrugën për karrierën e saj ndihmuar edhe nga mediat sociale.