Dardha bie nën dardhë dhe provën më të mirë e ka dhënë e vogla e Aurela Gaçes, Abi. Prej kohësh ajo ka dashur të performojë në skenën e mamit dhe së fundmi dëshira i është realizuar.
Edhe pse përballë duartrokitjeve të shumta dhe dritave që ndonjëherë të bllokojnë, Abi ia doli ta përfundojë performancën me zotësi dhe me shumë gëzim.
Këtë moment special e ka ndarë vetë Gaçe në Instagramin e saj, duke treguar edhe emocionet e saj si mama.
“Abi ime, e vogla e mamës .
Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena . Mbas shume kërkesash, i ja plotësova dëshirën
Ishte e pregatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performances….
Por, ndodhi që nuk bëri koreografine që kishte muaj që e mësonte përmendësh .
U hutua mesa duket nga skena,dritat, plus përballja me duartrokitjet,nuk është aq e lehte
Por çfare më gēzoi më shumë ishte fakti që nuk u tërhoq, as nuk e dha veten që s’po bente atë koreografine e saj. Perkundrazi, vazhdoi jepte performance me çfare mundi, edhe u ekzaltua nga duartrokitja
Te des mama.
Faleminderit të gjitheve ju miq e dashiamirës qe ishit aty ate nate edhe e mbeshtetet nje femije me deshira, si çdo femije tjeter.
Femijet tanê të kenë jetë, shëndet e kurrë mos u dorezofshin përballe sfidave të jetës.
Abi e kaloi sfidën e parë. Ky fakt më gezoi zemrên ( se si prind, sigurisht nuk do te me vinte mire ta shihja te trembur e të tërhiqej)
Nje lutje për fëmijet tanë…të rriten pranë nesh,plot dashuri e plot shëndet”, ka shkruar ajo.
Edhe në një prej projekteve muzikore të sjellë nga Aurela, Abi ka qenë pjesë e videoklipit si një aktore e vërtetë, duke treguar se ka shumë talente.