Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një pamje të thjeshtë bluze dhe xhins apo një pamje fantastike në tapetin e kuq, këngëtarja Dua Lipa di se si të shkëlqejë në çdo veshje.
Së fundmi, diva mahniti fansat me fotot e saj verbuese nga Irlanda, teksa shfaqte pamjen e saj të mrekullueshme me pantallona kargo.
"Duke eksploruar Irlandën", ka shkruar këngëtarja 26-vjeçare në rrjetet sociale.
Dua shihet veshur në pantallona të zeza të gjera, teksa kombinonte ato me rrip me një bluzë grafike me mëngë të gjata.
Ajo dukej mahnitëse ndërsa kompletonte pamjen e saj me një çantë supe, syze dielli me ngjyrë të kuqe dhe një zinxhir floriri.
