Ish-Miss Shqipëria Enisa Koleci, e njohur edhe si velina e “Stop”, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Fotot e ceremonisë, e cila duket të ketë qenë private, Enisa i ka ndarë me miqtë e saj virtualë.
E veshur me një kostum të bardhë, Enisa ka postuar një kolazh me foto të çiftit, bashkë me një deklaratë dashurie për partnerin e saj.
“Kurrë mos u marto me atë që mund jetosh, martohu me atë pa të cilin s’mund të jetosh”.
Me dhjetëra urime nga ndjekësit kanë shkuar në adresë të çiftit të sapomartuar.
Enisa ka fituar konkursin e Miss Shqipërisë në vitin 2019, por ka qenë për disa sezone edhe velinë e programit “Stop” në Tv Klan.