“Maybe You’re The Problem”, kënga më e re nga Ava Max

Mediale Vip

“Maybe You’re The Problem”, kënga më e re nga Ava Max

Më: 30 prill 2022 Në ora: 23:13
Ava Max

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“Maybe You’re The Problem” mban titullin kënga e saj më e re, e cila është publikuar edhe me një klip shumë interesant.

Kënga është e zhanrit pop dhe e rikthen Avan në një stil më ndryshe nga sa fansat janë mësuar ta shohin më parë.

Projekti muzikor i publikuar në YouTube ka rezultuar mjaft i suksesshëm, pasi deri më tani ka kaluar shifrën e një milion shikimeve.

Ava Max përndryshe është një nga zërat shqiptarë më të shquar në tregun botëror të muzikës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat