Tiranë- Si shumë artistë dhe personazhë të tjerë publikë edhe këngëtarja Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Ka qenë Albani, partneri i saj, ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se llogaria e Miriamit është hakur.
Sipas tij, të gjitha përmbajtjet në faqen e saj po i postojnë hacker-at.
Megjithatë këngëtari bën me dije se po punojnë që të rimarrin sa më shpejt që të jetë e mundur rrjetin e tyre social.