Bardhi lanson këngën “Rakia” në bashkëpunim me DJ Gimi-O

Mediale Vip

Bardhi lanson këngën “Rakia” në bashkëpunim me DJ Gimi-O

Më: 6 maj 2022 Në ora: 00:35
DJ Gimi dhe Bardhi

Reperi nga Kumanova, Bardhi ka lansuar bashkëpunimin e radhës.

Pas “Ex” që rezultoi të jetë tejet e suksesshme, Bardhi ka sjell këngën “Rakia” në bashkëpunim me DJ Gimi-O.

Projekti i ri u realizua në studion e SBS Entertainment, teksa u solli edhe me një klip të veçantë për të cilin u përkujdes Valon Aziri.

Tashmë kënga gjendet e plotë në kanalin e YouTube, ndërsa është lansuar edhe në platforma të tjera.

Theksojmë që bashkëpunimi i fundit i dyshes më Elvana Gjatën u prit mjaft mirë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 25 milionë klikime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat