Aktorja e "Game of Thrones", Sophie Turner, është ylli i radhës në revistën Elle UK, duke pozuar në dy kopertina dhe duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur. Ajo ka folur për herë të parë për shtatzëninë dhe mëmësinë.
“Gjëja më e bukur në jetë është të shoh vajzën time duke u rritur. Jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i madh në jetë”, tha Turner, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Joe Jonas.
Sophie u shfaq e veshur me Louis Vuitton në setin fotografik dhe duhet thënë se ajo ka qenë një ambasadore e markës për vite me radhë. Turner modeloi me një fustan të gjelbër me kuti në njërën prej kopertinave dhe me një xhaketë të shkurtër që i tregonte një pjesë të barkut, në tjetrën.
Aktorja 26-vjeçare diskutoi gjithashtu se si mëmësia i ka ndryshuar zakonet e saj.
"Dikur kam qenë shumë rock 'n' roll dhe spontane. Jam e sigurt që ekziston një pjesë e imja që është ende e tillë, thellë brenda. Por me t’u bërë nënë, thjesht bëhesh shumë më pak “cool”. Tani jam si një grua e vjetër."
Turner tha se ajo dhe Jonas janë të kujdesshëm për ta mbajtur jetën e tyre sa më private, duke zgjedhur me kujdes se kur duhet të shfaqen në tapetin e kuq. Në fillim të kësaj jave, çifti ishte në Met Gala 2022, të dy të veshur me Louis Vuitton.