Arbana Osmani është dashuruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pse jo mund të shpërngulet atje në të ardhmen.
Moderatorja dhe partneri i saj Eduart Grishaj prej ditësh ndodhen në kontinentin amerikan ku kanë vizituar vende të ndryshme. Në një udhëtim vetëm me njëri-tjetrin, dyshja kanë ndarë në rrjetet sociale foto e video nga vizitat e tyre dhe ditëlindja e përbashkët në 7 maj.
Ndërkohë ajo që ka marrë vëmendje ka qenë një postim i Arbanës në Kaliforni. “Le të shpërngulemi këtu!” -shkruan ajo duke etiketuar Eduartin.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/10/auto_20220510_2004591652218859.jpg)
Kjo mund të jetë një formë e saj për të treguar se i ka pëlqyer shumë Kalifornia, por edhe një mundësi që në të ardhmen (ndoshta të largët) ata të shpërngulen atje.
Aktualisht çifti i njohur i showbizit shqiptar po i dedikohen njëri-tjetrit. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ndonëse moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë deri tani nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që po presin por në media aludohet se do bëhen me vajzë.
Në 2020 ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Teksa Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e saj e parë.
Sa i përket planeve për tu rikthyer në ekran, prezantuesja ka treguar se nuk ka asnjë plan dhe se do e shohim vetëm në fund të dhjetorit kur pritet të fillojë sezoni i dytë i “Big Brother VIP 2”.