Ronela Hajati po vazhdon të komentohet shumë për performancën e saj në "Eurovision 2022".
Jo vetëm fansat po edhe personazhet e njohura për publikun, nuk i kanë kursyer kritikat për përfaqësusesen e Shqipërisë.
Ronela ka vendosur t’iu përgjigjet të gjitha këtyre kritikave dhe komente negative që po qarkullojnë në rrjete sociale.
Ajo ka vendosur që kundërpërgjigjen ta jep përmes një ‘Instastory’.

“Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qej? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”– shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se Ronela nuk arriti ta dërgojë Shqipërinë në finalen e “Eurovision Song Contest 2022”.