Chris Brown e ka uruar publikisht ish të dashurën e tij, Rihanna dhe partnerin e saj A$AP Rocky pasi lajmi se janë bërë prindër u publikua dje.
Vetëm pak minuta pasi u bë i ditur lajmi se RiRi dhe A$AP kishin mirëpritur në këtë botë djalin e tyre, Broën bëri një postim në Instagram Story, duke shkruar “Urime”, të shoqëruar me emoji me duar lutjeje, një zemër dhe emoji të një gruaje shtatzënë. Edhe pse ai nuk e përmendi specifikisht Rihannën, ishte shumë e qartë se kujt i referohej.
Chris dhe Rihanna ishin të lidhur nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhe lidhja përfundoi pasi ai e dhunoi këngëtaren gjatë një debati në shkurt të vitit 2009.
Rihanna foli me Oprah rreth marrëdhënien e saj me Chris në vitin 2012, duke thënë se ata po punonin për miqësinë e tyre. Ata u rikthyen për pak kohë nga viti 2012 deri në 2013. Por nuk i kemi parë më bashkë as si miq që atëherë.