I ftuar në në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtari Robert Berisha, ka thënë se e hera e parë që ka qarë ka qenë kur ka bërë këngën për nënën.
Ai tha se sapo ka lexuar strofat e këngës të cilat nuk i kishte mësuar përmendsh, i kanë rrjedhur lotët.
“Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë.
Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. T’u i lexua strofat më erdhi me qarë." tha ai.