Pak kohë më parë ishte Robert Berisha që në një intervistë zbuloi se është në një lidhje.
Madje ai ndër të tjera zbuloi edhe emrin e bukuroshes, Laureta.
Kaq mjaftoi që mediat të gjurmonin, kështu duke ngritur dyshime se e dashura e Robertit është bukuroshja, Laureta Maqedonici.
E si duket kjo tashmë është e konfirmuar.
Kjo pasi vet bukuroshja e ka postuar në storjen e saj këngëtarin.
Ndryshe, pasi Roberti zbuloi lidhjen e tij të re, u raportua se raporti i tij me ish partneren, Nora Istrefi, është zbehur, madje ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.
Nuk dihet nëse kjo është arsyeja e kësaj zbehje.
