Këngëtarja e njohur, Enca ndonëse jo shumë aktive me projekte muzikore ajo mbetet mjaft e përfolur.
Artistja nga Shqipëria numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale e ku sjell imazhe nga më të ndryshme të cilat janë kryesisht pozitive.
Së fundmi, Enca ka nisur pushimet në Dubai atje ku po qëndron pjesë më të madhe të kohës.


Mbrëmë (e mërkurë) këngëtarja ka shijuar një natë argëtuese në një nga klubet e natës atje nën shoqërinë e miqve.

Krahas imazheve, Enca ka ngacmuar edhe përmes një video teksa shihet duke i dhuruar një puthje në buzë një prej mikeshave të saj.

Ndërkohë, këngëtarja tashmë ka paralajmëruar fansat e saj se është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor që do të jetë i realizuar edhe me klip.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Suavele” e lansuar verën e vitit të kaluar.